
Një i dënuar me 10 vite burg, dhe i kërkuar ndërkombëtarisht, është arrestuar nga autoritetet e Durrësit.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku gjykata e Napolit e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg.
Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
Ermal (Alberto)Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Rrëmbim personi" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë " .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





