Transmetuar më 28-09-2018, 15:16

Gjykata e Shkodrës ka lënë sot në fuqi arrestin me burg për drejtorin e Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka.

Ndërkohë, për punonjësen tjetër të këtij institucioni, Frida Mirashi, u vendos arrest shtëpie.

Në seancën e sotme avokatët kanë kërkuar masa më të lehta, ndërsa Leka ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai u arrestua pak ditë më parë në zyrën e tij të punës, teksa rëndojnë akuzat për korrupsion.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Vetëm pak ditë më parë, prokuroria lëshoi urdhër-ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi, dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj.

Ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd