Transmetuar më 28-09-2018, 13:12
Foto ilustruese

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në Kavajë, në fshatin Kryeluzaj.

Sipas raportimeve, zjarri i rënë në disa shkurre, ka përfshirë një banesë e cila është djegur totalisht.

Fatmirësisht në ato momente brenda banesës nuk ka pasur persona.

Raportohet se flakët janë ende aktive dhe rrezikohet një tjetër banesë aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ditët e fundit edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm ,janë konstatuar dhjetëra vatra zjarresh./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd