Transmetuar më 28-09-2018, 12:54
Xhisiela Maloku

Pas politikës tashmë reagimi i drejtësisë ka ardhur për vajzën e cila kishte denoncuar djalin e deputetit Rrahman Rrahja se e kishte torturuar, denoncim të cilin ajo më pas e ka tërhequr.

Mësohet se gjatë ditës së sotme prokuroria ka marrë në pyetje nënën dhe motrën e vajzës, babai i së cilës ka vdekur shumë vite më parë.

Ato do të pyeten mbi deklarimet paraprake të vajzës 25-vjeçare e cila fillimisht ka deklaruar se u mor me forcë nga banesa, u çua në një hotel dhe u dhunua nga Rexhep Rrahja.

Deklarimet e nënës dhe motrës së saj konsiderohen mjaft të rëndësishme për të zbuluar më shumë rreth së vërtetës.

Ndërkohë, vajza vetë në një intervistë mediatike ka deklaruar se problemet me Rexhepin i ka zgjidhur.

Po ashtu, ajo tha se deklarimet e ish-efektivit Emiliano Nuhu janë mashtrime.

Opozita ka reaguar ashpër lidhur me çështjen, teksa deklaron se vajza është kërcënuar të tërhiqet nga denoncimi dhe të japë ato deklarime në media./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd