Transmetuar më 28-09-2018, 10:27
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Beratit i koduar “Mashtrimi” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Të arrestuarit janë Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat dhe Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një vajzë 29-vjeçare.

Noa.al mëson se e reja ishte fejuar me Myrtaj, ku pikërisht nga besimi i krijuar prej saj ai e trafikoi drejt shtetit fqinj.

Në shtetin italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D., e cila ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit, ku falë bashkëpunimit me policinë italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.

Dy të dyshuarit u arrestuan ditën e djeshme, e enjte, ndërkohë që ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd