
Policia Amerikane finalizoi një super-aksion kundër emigracionit të jashtëligjshëm në kuadër të të cilit u arrestuan plot 105 persona. Mes të arrestuarve janë edhe disa shtetas shqiptarë.
Operacioni policor ka zgjatur 10 ditë dhe kishte synim prangosjen e personave përsëritës në veprat penale të emigracionit të jashtëligjshëm, por edhe veprave të tjera të rënda.
Operacioni policor u zhvillua në Ohajo dhe Michigan. Prej kohësh personat ndiqeshin nga policia dhe kishin histori të mëparshme penale për vepra si dhunë në familje, vjedhje, tregti droge, sjellje kriminale seksuale, hyrje e paligjshme në SHBA, e të tjerë.
Personat e arrestuar, mes të cilëve 96 meshkuj dhe 9 femra përfshinin shtetas nga 21 vende: Shqipëria, Burma, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Haiti, Hondurasi, India, Iraku, Jordania, Libani, Maqedonia, Ishujt Marshall , Mauritania, Meksika, Surinami, Vietnami dhe Jemeni.
Raportohet se personat e arrestuar do të deportohen në vendet e origjinës, me përjashtim të atyre që kanë dënime për të vuajtur apo kanë kryer vepra që dënohen me burg.
Mediat amerikane raportojnë se 10 prej individëve të arrestuar janë pranuar për ndjekje penale për rihyrje pas dëbimit, një krim që dënohet deri në 20 vjet burg./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





