Transmetuar më 27-09-2018, 20:17

Një polic për pak sa nuk e ka pësuar shumë rëndë kontrollin që po i bënte një shoferi që po drejtonte kamionin.
Ai kujtoi se makina ishte ngarkuar me zhavor më shumë se norma e lejuar.
Shoferi ishte duke hapur pjesën anësore të kamionit, teksa papritur ngarkesa ra mbi policin.
Videoja shfaq momentin dramatik në Kinë, teksa ata që ndodheshin aty u përfshinë nga paniku.
Pasi polici inspektoi kamionin e mbingarkuar me zhavorr në Haikou, dhe u mbulua me ngarkesën nga shoferi i këtij kamioni, kolegu i tij vendosi që gjithë këtë ngjarje ta regjistrojë me telefon. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





