Transmetuar më 27-09-2018, 13:30

Dita e djeshme ka qenë mjaft e veçantë për këngëtaren Greta Koçi, e cila ka pasur ditëlindjen.

Por ndërsa e gjithë e mërkura është mbushur me urime dhe dhurata, në mbrëmje ka ardhur festa.

Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momente nga festa.

Në to ajo shihet shumë elegante e veshur me një komplet pantallonash, majë takave të larta dhe me flokët e krehura me onde të lehta.

Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe moshën e saj, ku “16-vjeçarja e përjetshme”, ka mbushur 27 vjeçe.

“Kjo ishte darka e ditëlindjes sime mbrëmë. Dua t’ju falenderoj juve për mijëra urimet e dërguara në inbox për mua. E bekuar që po jetoj tërë jetën time në skenën shqiptare dhe para një publiku të jashtëzakonshëm si ju, një publiku që më jep krahë, zemër dhe forcë për të dhënë kontributin tim si artistë deri në fund të jetës. Faleminderit!”, shkruan këngëtarja. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd