Transmetuar më 27-09-2018, 08:28

Jeton në një fermë në Backa të Suedisë, dhe është ylli i ri i futbollit.
Bëhet fjalë për Lotta, një lopë e cila adhuron të luajë me topin dhe bën manovra që lënë pa fjalë.
Sigurisht jo një top të zakonshëm futbolli, por pak më të madh, i cili iu përshtatet përmasave të saj.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale të cilën noa.al e sjell më poshtë, lopa shihet duke bërë manovra spektakolare me topin.
Ajo stërvitet bashkë me një fermere, ndërsa loja e saj është spekakolare. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





