Transmetuar më 26-09-2018, 17:21

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në zonën e Levanit, në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, dhe ende nuk janë shuar flakët.
Shkak është bërë rënia e një peme në telat e korentit, duke bërë që zjarri të përhapet më pas me shpejtësi.
Era e fortë ka favorizuar flakët të cilat vijojnë të jenë prezente.
Nje siperfaqe kodre e mbjelle kryesisht me ullinj është duke u përpirë nga flakët, të cilat po përhapen.
Terreni i vështirë e pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





