Transmetuar më 26-09-2018, 07:30
Zamir Leka, Frida Mirashi

Nën akuzën e korrupsionit, pasi rezultoi e provuar se ka marrë deri në 5 mijë euro për raste të ndryshme, këtë të martë, është vënë në pranga kreu i Hipotekës së Shkodrës.

Zamir Leka, akuzohet se ka marrë shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, kur në momentin që merrte ofertën më të lartë, kalonte praktikat tek juristët e zonës, për të mbyllur punët e qytetarëve.

Ndërkohë juristja e Hipotekës, Frida Mirashi, rezulton të ketë bashkëpunuar ngushtë me drejtorin Leka dhe për zonat që nuk i mbulonte ajo.

Madje ajo ndante detyrat te specialistët e zonave, ku kërkonte përfundimin e punës menjëherë duke iu lënë shënim “Porosia e shefit”.

Për këtë arsye Leka u arrestua ditën e djeshme, ndërsa Mirashi do të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Ai akuzohet se merrte zarfe me para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë. /a.y/noa.al

Arrestohet në zyrë drejtori i Hipotekës Shkodër, akuzohet për korrupsion

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd