Transmetuar më 25-09-2018, 18:17

Vrasja e një shqiptari në Nju Jork tronditi opinionin publik.

Së fundmi, autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e një personi, që dyshohet si një nga autorët e  ekzekutimit të Grei Frashërit.

Në pranga ka përfunduar Eric Cruz, i cili përballet me akuza për vrasje, rrezikshmëri dhe posedimin e një arme, pas rolit të tij të dyshuar në vdekjen e të riut shqiptar.

Ngjarja ndodhi më 7 shtator të këtij viti, pasi Frashëri u gjet në trotuar pa shenja jete.

Frashëri kishte një plagë me armë zjarri në qafë dhe u shpall i vdekur në spital.

Javën e kaluar, policia arrestoi edhe 35-vjeçarin Anthony Valenti për vrasje në tentativë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd