
Një person është arrestuar nga policia, ndërsa në momentin e ndalimit u kap me dy pistoleta në brez.
Bëhet fjalë për një 18-vjeçar nga Fushë-Kruja, i identifikuar si Abedin. T.
Policia thotë se “në vendin e quajtur ” Kodra e fiqve” kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Abedin T., 18 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili qarkullonte me një armë zjarri në dorë.
Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi ku si rezultat i kontrollit gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tjetër, pushkë model 56 dhe 58 fishekë luftarakë.
Mbi 18-vjeçarin rëndon edhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike, ku dyshohet se i ka kultivuar shtetasi i mësipërm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





