Transmetuar më 25-09-2018, 09:58

Një sherr mes dy personave ka përfunduar me tentativë vrasje. Ngjara është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një konflikt mes dy personave, ku njëri prej tyre kishte edhe thikë.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, R.L., 29 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd