Transmetuar më 24-09-2018, 21:15

Një person u arrestua të premten pas vjedhjes së një makine me armë në Hjuston të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia tha se personi u përpoq të shmangte policinë duke e ngarë me shpejtësi makinën e vjedhur në një autostradë të qytetit.

Ndjekja përfundoi kur makina Cadillac me ngjyrë të bardhë që i dyshuari e kishte vjedhur u përplas me një makinë tjetër në një kryqëzim.

Shikoni pamjet nga momenti dramatik i aksidentit dhe arrestimit të personit të dyshuar.

Pamje të tilla i kemi parë vetëm në filma: 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd