Transmetuar më 24-09-2018, 21:02

Një lloj ngjale e rrallë u gjet pranë shtetit amerikan të Havait, nga hulumtuesit që po kryenin eksplorime.
Ngjala, e cila ka një formë të hollë, mund të gllabërojë pre më të mëdha nga sa është vetë, si një pelikan, dhe ka një gojë të madhe që fryhet shumë.
Këto lloj ngjalash njihen ndryshe si "ngjalat pelikan" ose "goj-ombrella".
Këto krijesa mund të zgjerohen deri në gati një metër.
Shikoni videon, ku mund të dëgjohen edhe eksploruesit e mahnitur, ku ngjala zgjerohet dhe pastaj zvogëlohet dhe në fund, i largohet njerëzve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





