Transmetuar më 24-09-2018, 16:02

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë sot në burg gjashtë nga 11 anëtarë të bandës së “Bajrit”.

Ata ishin përpara togave të zeza për verifikimin e masës së sigurisë që është marrë në mungesë të tyre.

Në gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë, ishin Armir Grimaj, Safet Bajri, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu.

Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit, e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore por kjo nuk u mor parasysh.

Ndërkohë i shpallur ne kërkim, Enver Bajri dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë, në Belgjikë, ku thuhet se jeton prej disa vitesh.

Në datën 22 shtator u deklaruan detajet e operacionit "Oaz" që çoi në pranga 11 persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Aksioni policor u shtri në disa qytete të vendi si në Tiranë, Shkodër, por edhe jashtë kufijve. Roterdam dhe Holandë.

TE ARRESTUARIT

Behar Brajoviq, (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë

Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë

Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër

Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë

Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër

Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër

Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë

Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim;

-Enver Bajri., 45 vjeç

-N.H., 34 vjeç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd