Transmetuar më 24-09-2018, 14:41
Foto ilustruese

Grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm, banesa e një biznesmeni. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, kur në banesën e biznesmenit N.Koço, kanë hyrë persona të paidentifikuar.

Ata kanë marrë sende me vlerë dhe bizhuteri duke humbur pa gjurmë.

Gjithçka ka ndodhur teksa në banesë nuk ka pasur njeri.

Ishte biznesmeni Koço ai që bëri denoncimin, kur u kthye në banesë dhe pa që i mungonin sendet me vlerë.

Paraprakisht mendohet se ngjarja ka qenë e planifikuar në detaj, ku banesa është mbajtur në monitorim, për të ndërhyrë, në momentin që nuk ka patur njeri.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur hetimet, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd