Transmetuar më 24-09-2018, 13:42

Një mënyrë e mirë për të eliminuar yndyrën e tepërt, është ndjekja e një diete me bazë selinonë. Kjo dietë ndihmon për të pastruar trupin nga yundyra e tepërt dhe për të përshpejtuar tretjen.

Por përveç konsumit të shpeshtë të selinosë, këshillohet dhe aktiviteti fizik.

Në mëngjes, kjo dietë parashikon një pije me bazë selino të shtrydhur të përzier me ananas dhe gjysmë kastraveci. Pas mëngjesit hani dy feta ananas.

Ndërkohë në drekë konsumoni supë me selino, duke prerë gjashtë copa nga kërcelli, dhe duke e shoqëruar me qepë, miell tërshëre dfhe vaj ulliri.

Pas dreke mund të hani një frut çfarë të doni, ndërsa në darkë mund të konsumoni sërish supë. Kjo lloj diete nuk këshillohet për femrat shtatzënë dhe për personat me diabet.

Maksimumi që mund ta praktikoni është deri në dhjetë ditë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd