Transmetuar më 24-09-2018, 07:56
Foto ilustruese

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një makinë u përplas me një motoçikletë në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Për pasojë drejtuesi i motoçikletës, pësoi dëmtime të shumta, duke përfunduar në asfalt.

I plagosuri është Edmond Zeneli, 25 vjeç, i cili u dërgua në spital par marrjen e ndihmës së parë, ndodhet në gjendje kritike.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

Sakaq drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për të zbuluar më shumë mbi aksidentin. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd