
Një stacion ultra-ortodoks në Izrael është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 280 mijë dollarë gjobë.
Arsyeja është vërtetë e çuditshme, drejtuesit e radios kishin refuzuar për të pasur zëra grash në transmetim.
Kjo është padia e parë në shtetin hebre për veprime penale rreth të drejtave civile.
Një gjykatë izraelite vendosi të enjten se radiostacioni "Kol Barama" duhet të paguajë një milion sikla (280 mijë dollarë amerikanë) për dëmet, si pjesë e një padie që u paraqit nga feministët ortodoksë në emër të grave ultra-ortodokse të cilat nuk mund të dëgjonin zëra femrash në stacion.
Padia, e cila është paraqitur në vitin 2012 në Gjykatën e Rrethit të Jerusalemit, është padia e parë që sfidon drejtat civile në Izrael.
Megjithëse gjykata vendosi në vitin 2014 se "Kol Barama" kishte vepruar në mënyrë diskriminuese, stacioni apeloi vendimin në Gjykatën Supreme.
Apeli i saj u refuzua një vit më vonë, dhe që nga ajo kohë janë mbajtur disa seanca dëgjimore për të përcaktuar shumën e dëmeve që duhen paguar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





