
Bie në pranga një nga tre autorët e dyshuar që dhunuan 51-vjeçaren Qefsere Koleci, pas nje konflikti për pronën në Durrës.
Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Admir Koleci 28-vjeç, ndërsa vijon puna për kapjen e Mehdiut dhe djalit tjetër, Algerti.
Qefsere Koleci dyshohet se u dhunua brutalisht nga kunati 61-vjeçar dhe dy djemtë e tij të cilët e kanë goditur me sende të forta.
Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive pronësie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në zonën e Manzës në Durrës.
Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe fraktura në trup ndaj nga spitali i Durrësit ku është paraqitur fillimisht është sjellë për mjekim të specializuar në QSUT.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





