Transmetuar më 22-09-2018, 14:20

I dashur dhe i vlerësuar, bashkëshort dhe baba shembullor, aq i zoti sa që fitoi edhe titullin “mësuesi i vitit”. Me pak fjalë, kushdo kishte besim tek ai.

Bëhet fjalë për mësuesin Kristopher Paul Beckstrom, 42 vjeç, profesor muzike në gjimnazin Landon Middle School, të Jacksonville, në SHBA.

Askush nuk e mendonte se pas një profili të tillë të fshihej një mendje perverse.

Në errësirën e dhomës së tij, profesor Beckstrom, kalonte orë të tëra duke joshur vajza të mitura, tek të cilat shtirej si një djalë 17 vjeç.

Ai iu kërkonte fotografi të nxehta, në pozicione intime, por u demaskua nga një nxënëse e tij. Ai u shkarkua menjëherë dhe këtë të mërkurë u arrestua.

Hetimet nisën më 13 shtator, kur një adoleshente u paraqit në polici, duke thënë se prej disa ditësh po chatonte online me një përdorues me emrin “erikb20172018”, i cili shtirej si një 17-vjeçar dhe në profil kishte vendosur fotografinë e një adoleshenti.

Ajo bëri denoncim pas shqetësimeve të pësuara, ku personi në fjalë i kërkonte fotografi ku ajo të shfaqej zhveshur në Instagram dhe Snapchat.

Vajza tregoi se i kishte injoruar gjithë kërkesat deri më 10 shtator, kur një përdoruese Inastagrami i dërgoi një screenshot të profilit “erikb20172018”, duke e lajmëruar, “Nuk është personi që mendon ti”.

Përdoruesi i kishte dërguar një mesazh nga “erikb20172018”, ku shihej se i kishte kërkuar fotografi të zhveshur, shkruan noa.al. Në atë moment vajza mendoi të kontaktojë policinë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd