Transmetuar më 22-09-2018, 10:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të këmbëngulë për veting në politikë.

Ditën e sotme ai ka shigjetuar Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është kundër këtij procesi.

Madje ai shton se kundërshtia e tij, vjen pasi nuk do pastrimin e politikës nga krimi.

Duke publikuar një video ku shihet duke folur Kryeministri, Basha pyet se pse ka frikë Rama nga vetingu në politikë.

“Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!”, shkruan Basha. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd