Transmetuar më 21-09-2018, 23:10
Foto ilsutruese, Rinas

Një punonjë policie dhe një shtetas turk janë arrestuar mbrëmjen e sotme.

Ndalimi dhe prangosja e tyre ka ardhur në vijim të operacionit të SHÇBA-së.

Të dy akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

Te ndaluarit janë:

– Gazmir Dega, punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë.

– Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një kontrollore e Komisariatit Rinas, pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq.

Hetimet po vijojnë për të rënë në gjurmët e shkelësve të tjerë të ligjit. /k.k/noa.al/