Transmetuar më 21-09-2018, 19:22

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore në Terni të Italisë. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar që ishte bërë gati për të kryer një grabitje.

Ai ishte duke ecur me një motor, duke ikur me shpejtësi nëpër makina në rrugë. Lëvizjet e tij të dyshimta, mjaftuan që patrulla e policisë të vihej në ndjekje të tij.

Pas ndjekjes, i riu shqiptar përfundoi në pranga, teksa në xhaketën e tij mbante një pistoletë të mbushur me fishekë.

Për më tepër, në mjetin e tij të vogël u gjetën mjete që shërbenin për vjedhje si dhe doreza. Shqiptari kishte me vete edhe tre telefona celularë.

Në dhomën ku ai flinte, u gjetën materiale të tjera si kapele bejsbolli, dorashka, dhe plumba të fshehur në një çorape.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se arma dhe plumbat ishin vjedhur në një shtëpi në zonën e Bolonjës.

Për këto arsye, shqiptari u arrestua për një sërë veprash penale, duke përfunduar në burgun Viterbo. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd