Transmetuar më 21-09-2018, 18:49
Taulant Balla

Përfshihet në një aksident me makinë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i grupit, Taulant Balla.

Fatmirësisht deputeti ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Pas aksidentit, vetë deputeti ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Falë zotit të gjithë jemi mirë”, ka shkruar Balla.

Ai po shkonte në Shkodër ku kishte të planifikuar një takim me qytetarët.

Në fund ai ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha teksa shkruan se “njoftohet edhe qytetari dixhital”./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd