Transmetuar më 21-09-2018, 16:35
Beyonce gjatë një performance

Një akuzë e çuditshme është lëshuar në drejtim të këngëtares së njohur Beyonce.

Ish-bateristja e saj Kimberly Thompson ka deklaruar se këngëtarja është “shtrigë dhe bën magji”.

Thompson ka thënë se Beyonce ka ndjekur dhe ka kontrolluar çdo lëvizje të saj, financat apo telefonat përmes “magjisë së zezë”.

Po ashtu, ajo e akuzon se magjitë e saj janë me sfond seksual. Kimberly e cila ka punuar shtatë vite me Beyoncen, i është drejtuar gjykatës me padi por provat janë vlerësuar të pamjaftueshme.

Këto akuza nuk janë komentuar nga Beyonce e cila është e angazhuar në një tur botëror me bashkëshortin e saj Jay-Z./a.m./noa.al/