Transmetuar më 21-09-2018, 16:08
Foto ilustruese

A jeni edhe ju nga ata që kafen e mëngjesit e shijoni duke lexuar gazetat?

Nëse veproni kështu, kjo ka efekte mjaft të mira për shëndetin tuaj.

Duket e çuditshme por në fakt është e vërtetë. Sipas një studimi të kryer së fundi nga Universiteti i Washingtonit, është zbuluar se leximi i gazetave ul stresin te njeriu.

Po ashtu, edhe ngarkesa në punë duket më e vogël kur ju gjatë ditës kaloni pak kohë me gazetat.

Por si është e mundur kjo? Gjatë kohës së leximit, vëmendja juaj ndaj punës apo problemeve është më e ulët dhe truri ndihet më i relaksuar.

Ndaj, gjeni kohën gjithmonë për të lexuar gazetat apo ndonjë revistë./a.m./noa.al/