Transmetuar më 20-09-2018, 23:23

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili ka befasuar me deklaratën e saj për Presidentin Ilir Meta.

Ajo ka deklaruar se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.

Sipas Kryemadhit, është pikërisht Meta fajtori për gjendjen që po kalon vendi.

“Po të kisha 92 deputetë do të shkarkoja Presidentin me motivacionin e dhënies së fuqisë së kokës së krimit, Edi Rama”, tha Kryemadhi.