Transmetuar më 20-09-2018, 19:59
Foto ilustruese

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e mërkurë në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë ku një person mbeti i plagosur, ishte një histori dashurie.

38-vjeçari Olsi Lelo u godit me thikë nga babai i vajzës me të cilën ai ishte lidhur, shtetasi Rezmi Caushaj.

Ai transportua në spital por fatkeqësisht humbi jetën një ditë më pas, ditën e enjte.

Policia tha se autori i krimit u arrestua. NOA ka mësuar se shkak për këtë ngjarje është bërë refuzimi i lidhjes nga babai i vajzës.

Ai kishte tentuar disa herë t’i ndante ata por nuk ia kishte arritur.

Ditën e mërkurë ai e ftoi për kafe 38-vjeçarin Lelo dhe pas debateve e ka goditur me thikë.

Grupi hetimor vijon ende veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, pritet të merret në pyetje edhe vajza e autorit të dyshuar të krimit./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd