Transmetuar më 20-09-2018, 18:58
Prokuroria për Krimet e Rënda

Procesi gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe miqve të tij prej kohësh është i bllokuar, pasi asnjë prokuror nuk ka pranuar ta marrë në dorëzim.

Shqyrtimi gjyqësor ka përfunduar dhe tashmë çështja ka ngecur në dhënien e pretencës ndaj Shullazit dhe personave të tjerë.

Disa prokurorë njëri pas tjetrit kanë refuzuar të jenë pjesë e shortit për të marrë çështjen.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka urdhëruar nisjen e procedimit disiplinor për 10 prokurorë.

Disa të tjerë janë transferuar në rrethe. Mes atyre që u transferuan është edhe Besim Hajdarmataj, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda, i cili mbahet mend si personi që kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kjo situatë ka sjellë shqetësim edhe kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliu i cili ishte sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai ka zhvilluar një takim m drejtuesen e këtij institucioni Donika Prela. Nuk ka pasur komunikim për mediat për takimin por burimet bëjnë me dije se një prej çështjeve të diskutuara është edhe kjo e fundit./a.m./noa.al/