
Nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra, 38-vjeçari Olsi Lelo, i cili u plagos ditën e djeshme në Tiranë, nga babai i vajzës me të cilën ishte lidhur.
Ai ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha.
Kujtojmë se si autor i dyshuar, pak pas ngjarjes u arrestua 51-vjeçari Rezmi Caushaj.
Ai akuzohet se ka plagosur me thikë, 38-vjeçarin, person me të cilin ishte lidhur e bija.
Mësohet se ai ishte kundër lidhjes mes tyre dhe për këtë arsye kishte lënë takim në lokal me të dashurin e vajzës, ku në debat e sipër i ka ngulur thikën, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 të kësaj të mërkure, pranë një lokali në zonën e “Unazës së Re”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





