Transmetuar më 20-09-2018, 13:05

Kryedemokrati Lulzim Basha i kthen përgjigje Kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën e sotme parlamentare e akuzoi se donte ti jepte Teatrin e Metropolit, deputetit Astrit Veliaj.

Basha e mohon një gjë të tillë, madje thotë se Teatri i Meteropolit është aty, ndërsa të tjerat i ka shkatërruar Rama për ti ndërtuar pallate.

“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkruan Bashya në reagimin e tij.

Rama: Basha donte që Teatrin e Metropolit ta privatizonte Astrit Veliaj!

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare u ndal gjatë në çështjen e Teatrit Kombëtar i cili pritet të votohet në Kuvend, duke thënë se “Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgoi Lulzim Bashës, asokohe kryetar i baskisë, ku i kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, teatri i estradës, për llogari të deputetit Astrit Veliaj”.

Rama tha se i vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Tiranës, i transformuar nga një kafene të degraduar në një teatër të Metropolit para se Basha të shkonte në bashki, u çua për privatizim dhe jo për partneritet publik privat, as për të ndërtuar ndonjë teatër të ri në këmbim të ndonjë kontributi të zotit Veliaj, apo edhe të një përfitimi legjitim të tij, por për të ndërtuar pallat me dyqane dhe dhoma gjumi.

“Natyrisht që estrada, është domein ekskluziv i PD dhe është e drejta ekskluzive e Bashës, Mimës që për estradën të kenë fjalën e fundit. Por jemi përpara një shembulli, para qindra apo mijërave që po nxjerrim për të ballafaquar fytyrën e tyre, që tregon se sa hipokrite është e gjithë përpjekja e tyre. Është hipokrite kur bërtasin për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, një godinë e marrë fund, që vetëm teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohet, ndërkohë që e ka skenën 8 metra të gjerë

e dini sa është njësia e skenës së teatrit të Turbinës, 24”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se edhe sikur do mund të restaurohej, gjë që është e pamundur dhe e panevojshme sipas tij, përsëri do të kishte një skenë prej 8 metrash, vatër kulture në rastin më të mirë.

Ndërkohë tha kreu i qeverisë, shqiptarët duhet thjeshtë dhe vetëm të bëjnë një dallim midis qeverisë aktuale, që siç tha ai, pa cenuar asnjë metër katrorë do e kthejë në një prej teatrove më modern të rajonit dhe se mjafton që të shohin stadiumin e ri “ata që kanë nevojë për të prekur dhe besuar” dhe atyre që një teatër që kishin në dorë e kthyen në subjekt të skeçit dhe estradës së tyre.

“Do jenë po ata që të veshur pallto dhe shall dhe në verë, do të vijnë të shohin ndeshjet në stadiumin tonë kombëtar”, tha në mbyllje të fjalës së tij Edi Rama. /a.y/noa.al “Teatri”, Rama: PD donte ta privatizonte Astrit Veliaj! Përgjigje për ata që “kanë nevojë për të prekur dhe besuar”