Transmetuar më 20-09-2018, 11:12
Foto ilustruese

Një avokate është vënë në prangat e policisë së Tiranës, e akuzuar për korrupsion bashkë me një prokuror të organit të akuzës.

Avokatja e arrestuar është Donata Lepenica, ndërsa prokurori nën hetim është Përparim Hasa.

Në bashkëpunim mes tyre avokatja dhe Prokurori i Tiranës, janë filmuar nga kamerat e sigurisë në organin e akuzës duke marrë 2 mijë euro.

Gjithçka, në mënyrë që prokurori të ndryshonte akuzën ndaj një të pandehuri.

Gjithashtu korrupsioni është zbuluar edhe nga përgjimet telefonike të një të arrestuari me avkaten, teksa prokurori është pezulluar nga detyra.

Rezulton se avokatja kishte shkuar në Prokurori për ti dhënë Hasës shumën e parave, me synim ndryshimin e akuzës, për një klient të saj, të ndaluar për lëndë narkotike.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të tjera. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd