Përfundojnë takimet e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve zhvilluar mbrëmjen e sotme.
Skuadra e Juventusit ka arritur të marrë një fitore të rendësishme në transfertë përballë Valencias me rezultatin 2-0.
Në ndeshjen e tij debutuese me bardhezinjtë, Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29′ pas një veprimi konsideruar josportiv.
Fitore arriti të marrë edhe Real Madridi përballë Romës me rezultatin 3-0.
Në takimin tjetër Benfica-Bayern Mynchen, gjermanët arritën të fitojnë me rezultatin 0-2.
Manchester United fitoi lehtësisht në transfertë përballë zvicerianëve të Young Boys me rezultatin 0-3.
Humbje befasuese ka pësuar Manchester City përballë Lionit me rezultatin 1-2.
Takimet e tjera dhanë këto rezultate:
Plzen-CSKA Moscoë 2-2
Ajax-AEK Athens 3-0
Shakhtar Donetsk-Hoffenheim 2-2./a.k/noa.al/