
Për një vit me radhë përdorte chatin për ti dërguar mesazhe me sfond të nxehtë dhe fotografi të saja e zhveshur, e mbrojtur nga një posedonim.
Por kur vendosi që ta takojë ishte më shumë se shokuese, nga ana tjetër e bisedimeve virtuale, kishte qenë i ati.
Është kjo ngjarja që është shënuar në Bergamo të Italisë, ku vajza po trajtohet nga një psikologe nga shoqata ‘Pontirolo Nuovo’.
Siç denoncon për media presidenti i shoqatës Enrico Coppola, fenomeni i seksit virtual është tejet shqetësues për shkak të varësisë nga rrjetet sociale.
Çështja traumatike për vajzën dhe babanë, u tregua në vijim të hetimeve, lidhur për varësitë e reja të të rinjve, shkruan noa.al.
“Duke trajtuar rastet, një psikologe në Bergamo, raportoi rastin e 15-vjeçares. Vajza e ka shumë të vështirë të kalojë traumën e pësuar”, tha Coppola. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





