Transmetuar më 18-09-2018, 21:32
Anjeza Maja, foto ilustruese

Këtë Shtator, në ekranet kryesore të në vend ka pasur lëvizje të shumta nga ana e gazetareve dhe moderatoreve të njohura.

Një prej tyre ishte edhe Anjeza Maja, e cila u largua nga Top Channel për të qenë pjesë e “Dance With Me” në Klan.

Ajo vallëzon në këtë program përkrah aktorit të njohur Romeo Veshaj.

Largimi i Anjezës nga Top Channel ka shkaktuar kuriozitet te ndjekësit e saj.

Njëri prej tyre e ka ngacmuar në një koment në rrjetet sociale.

“O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit”, i shkruan ai Anjezës e cila nuk vonon me përgjigjen.

“Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. Top Channel është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, shkruan Anjeza./a.m./noa.al/