Transmetuar më 18-09-2018, 20:47
Foto nga autobusi i aksidentuar

Një aksident që mund të kishte sjellë pasoja tragjike ka ndodhur në Llogara pasditen e kësaj të marte.

Një autobus me turistë çekë ka dalë nga rruga pasi është përplasur me bordurat anësore.

Në mjet ndodheshin 50 udhëtarë të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Fatmirësisht autobusi është ndalur në kohë dhe nuk është rrokullisur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për rastin.

Turistët janë larguar nga vendngjarja në gjendje të mirë, edhe pse të tronditur për atë që ndodhi./a.m./noa.al/