Transmetuar më 18-09-2018, 20:18
Bie në pranga një shqiptar në Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mediat italiane shkruajnë se 42-vjeçari arrestua në rajonin e Tordinos (provincë e Teramos).
Ndaj tij, siç shkruajnë mediat italiane, ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit në Durrës, nën akuzën e trafikut të paligjshëm të automjeteve midis Italisë dhe Shqipërisë.
42-vjeçari, në nëntor të vitit 2002, u ndalua duke drejtuar një makinë të madhe, të vjedhur në Itali dhe e rishitur në Shqipëri për një shumë prej 12 mijë eurosh.
Tashmë shqiptari pritet ti nënshtrohet drejtësisë./a.k/noa.al/