Transmetuar më 18-09-2018, 17:31

Starton sonte Uefa Champions League, kompeticioni më i madh futbollistik në Europë.

Ndeshjet e para rezervojnë përballje të forta, ku bie në sy Liverpool-PSG, Inter-Tottenham, apo Atletico Madrid-Monaco.

Ky sezon nis me Real Madridin si kampion aktual dhe Barcelona, Juventus e PSG, si pretendentë të mëdhenj për titullin, me Atletico Madrid, Bayern, Liverpool, dhe Manchester City që janë aty.

E gjithë vëmendja është përqëndruar në Anfield ku të kuqë presin kampionët e Francë. Një sfidë tepër emocionues ku përballë janë dy ekipe që cilësohen si favorite për të fituar trofeun.

Vendasit vijnë pas një momenti mjaft të mirë në kampionat, ku kanë marrë maksimumi e pikëve në pesë ndeshjet e para, ashtu si PSG në Ligue 1. /k.k/noa.al/