Transmetuar më 18-09-2018, 15:50

Mazhoranca ka pranuar sot dekretin e Presidentit Meta për ligjin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ky vendim është marrë në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, në prani edhe të deputetëve të opozitës.

Kreu i komisioni, deputeti socialist Eduard Shalsi tha në mbledhjen e komisionit se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.

Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur”, tha Shalsi.

Ndërkohë, në replikë me Shalsin, deputetja Albani Vokshi kërkoi që të mos bëhen  arnime në ligj por vetëm të pranohet ose jo dekreti i Presidentit.

Për çështjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar edhe Komisioni Europian duke theksuar se ligji mund të amendohet, për t’i hapur rrugë konkurrencës së kompanive. /k.k/noa.al/