Transmetuar më 18-09-2018, 10:30

Një operacion i policisë së Beratit i koduar “Kalaja”, ka sekuestruar heroinë, kanabis, granata difensive dhe ofensive.

Në vijim të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e 47-vjeçarit, L.B., banues në Berat.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.B., në lagjen “13 Shtatori”.

Gjatë kontrollit u gjetën në banesë 441 kg lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu u sekuestrua një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd