Transmetuar më 18-09-2018, 08:52

Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, kryedemokrati Lulzim Basha, denoncon mbylljen e shkollave.

“Që dje kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur”, shkruan Basha.

Ai publikon një video, ku qytetarë të ndryshëm shprehin shqetësim për mbylljen e shkollave, madje deklarojnë se nuk do i çojnë fëmijët kilometra larg.

Ditën e djeshme, deputetët demokratë u ndalën në rrethe të ndryshme, për të denoncuar mbylljen e shkollave.

Sakaq deputetja demokrate Albana Vokshi, në një dalje për mediat deklaroi se gjendja është shumë e rëndë dhe se janë rreth 150 shkolla të mbyllura.

“Jo vetëm ka dhjetëra shkolla të mbyllura në të gjitha qarqet e vendit, janë rreth 9 shkolla në Lezhë, 10 shkolla në Bulqizë, 10 shkolla në Mat, 6 shkolla në Klos, 8 shkolla në Pogradec, 3 shkolla në Devoll, 18 shkolla në Elbasan, 18 shkolla në Gjirokastër, 8 shkolla në Tiranë, 3 shkolla në Berat, janë disa shkolla në Vlorë, është një shkollë në Shkodër, janë rreth 150 shkolla të mbyllura”, deklaroi Vokshi. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd