Transmetuar më 17-09-2018, 14:22
Foto ilustruese

Një burrë i moshës 67-vjeçare, Antonino Paratore, u zgjua nga koma dhe zbuloi se akuzohet për vrasje. Është kjo ajo që ka ndodhur në Casale, provincë e Alessandria, në Itali.

Në muajin maj, burri kishte vrarë të motrën Rosangela, e cila ishte invalide, duke e helmuar me acid, ndërsa më tej kishte tentuar ti jepte fund jetës.

Për tre muaj me radhë Antonino qëndroi në koma deri kur u zgjua, ku u përball me surprizën e hidhur.

Ishte avokatja Daniela Sogliani, ajo që i shpjegoi situatën teksa ndodhej në dhomën e spitalit. Ai dëgjoi në heshtje gjithçka ju tha.

Antonino ishte kujdesur gjithmonë për motrën, e cila qysh në rini kishte mbetur gjysmë e verbër dhe e paralizuar, por duket se mërzia e çoi në një veprim të tillë.

Nëpërmjet një tubi, ai arriti ti hedhë në gojë të motrës dy flakonë me acid dhe pak më vonë bëri të njëjtën gjë edhe me veten. Por ndërsa gruaja vdiq pas disa orësh, ai përfundoi në koma, për tu zgjuar vetëm këto ditë shtatori. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd