



Ajo që ishte një miqësi e thjeshtë mes dy kolegësh, rezultoi se ishte një lidhje shumë më e ngushtë! Dy burra që punonin për të njëjtën kompani, zbuluan se janë babë e bir.
Nathan Boos dhe Bob Degaro, janë dy kamionistë amerikanë në Wisconsin, të cilët punojnë prej dy vitesh për të njëjtën kompani transportesh dhe që u njohën pikërisht në punë. Ata u bënë shokë të ngushtë dhe pikërisht gjatë miqësisë mes tyre, zbuluan se janë babë e bir.
Nathan, kishte bërë “tagg” në një foto në Facebook, kolegun e tij Bob dhe nëna e tij birësuese duke parë emrin, kujtoi se ai njeri përveçse ishte kolegu i djalit, ishte edhe babai i tij biologjik, shkruan noa.al.
Pas lindjes, Nathan Boos, u dha për birësim, “E dija që nuk isha djali natyral i prindërve të mi birësues, por nuk kisha pyetur asnjëherë se kush ishin prindërit e mi biologjik”.
Babai natyral, duke komentuar zbulimin befasues tha, “Në fillim u shokova, madje ka ditë që nuk di si të sillem me të, apo çfarë të bëj. Dua të them që është im bir, por nuk kemi pasur një lidhje baba-djalë dhe u bëmë kolegë para se të zbulonim se ishim të afërm”.
Bob Degaro shpjegoi më tej, se “Unë dhe ish-gruaja ime, nëna natyrale e Nathan ishim shumë të varfër dhe nuk kishim mundësi të mbanim një fëmijë. Për këtë arsye ajo vendosi që ta japë për birësim tek një familje që ajo njihte, për shkak se mes saj dhe prindërve birësues kishte një lidhje fisnore të largët”.
Por pavarësisht të gjithave, tashmë Nathan dhe Bob duan të rikuperojnë kohën e humbur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





