Transmetuar më 17-09-2018, 07:28

Pronari i një pike këmbimi valutor, ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, në lagjen “Bashkimi”.

Dy persona i kanë dalë përpara pronarit të “Exchange”, ku pasi e kanë goditur e kanë grabitur.

Gjithçka ka ndodhur sapo i dëmtuari ka dalë nga dyqani për tu kthyer për në shtëpi.

Ka qenë i dëmtuari ai që ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se i kishin marrë paratë.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd