Transmetuar më 16-09-2018, 17:50

Sabri Fejzullahu njihet si një nga ikonat e muzikës shqiptare.
Me muzikën dhe këngët e tij, ai ka bërë për vete shumë breza.
E në fakt vitet kalojnë dhe ai vijon të sjellë hite herë pas here, duke qenë aktiv në muzikë.
Sabriu sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 71-vjeç.
Urimet për të kane qenë të shumta duke filluar nga familjarët e tij e deri te fansat.
Një urim të veçantë ai ka marrë edhe nga bashkëshortja e tij dhe djali, Ermali.
“Urime dashni ! Te paqa tan jeten afer”, ka shkruar ajo në një foto bashkë me këngëtarin. 
“Urime mbret ditëlindjen, paç shëndet e jete t’gjatë”, është urimi i Ermalit./a.k/noa.al/ 
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





