Transmetuar më 14-09-2018, 12:24
Shenjat e gjakut të 77-vjeçarit në banesë

Një i moshuar mbeti i plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje në fshatin Repas të Divjakës.

Bëhet fjalë për shtetasin Haxhi Lika i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor.

Uniformat blu raportuan se banesa e këtij shtetasi ishte rrethuar pasi dyshohej se strehonte dy të kërkuar për vrasje.

I moshuari nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë por doli në dritare me një armë gjahu.

Në ato momente policia qëlloi me armë në ajër por i moshuari raportohet se është lënduar në kokë.

Ai është jashtë rrezikut për jetën në spital ndërkohë nuk dihet nëse është prekur nga plumbat.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe deputeti i PD për zonën Myslim Murrizi. Ai thotë se e vërteta është ndryshe.

“Kanë qëlluar me armë brenda shtëpisë së Z. Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur të shtrirë në krevat brenda dhomës së tij. Pastaj e kanë marë si bandit dhe e kanë dërguar në spitalin ushtarak, pa pyetur familjarët. Ky është një shtet që vret qytetarët brenda në dhomën e gjumit, në mes të natës.”, shkruan Murrizi në Facebook./a.m./noa.al/