Transmetuar më 13-09-2018, 22:34

Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë qenë njekohësisht në ekran gjatë mbrëmjes së sotme, por në televizione të ndryshme.

Kjo nënkupton edhe “luftë” për audiencë.

Të ftuar në dy emisione të ndryshme, Berisha në “Opinion” ndërsa Rama në “Open” , kanë ndarë shqiptarët në dy kampe, për sa i takon shikueshmërisë.

Siç duket nga shifrat e  Facebook, garën e mbrëmjes së sotme e ka fituar bindshëm ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka thyer rekordin me 7.4 mijë shikues. 

Ndërsa kryeministri Edi Rama, numëron vetëm 2.9 mijë shikues. 

Si duket ish kryeministri mbetet një personazh  mjaft i ndjekur për shqiptarët, edhe pse prej kohësh ka hequr dorë nga drejtimi i PD-së.

Ai gjithashtu nuk shfaqej në "Opinion" prej disa vitesh./a.k/noa.al/